Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nuk kanë fund mashtrimet e Ballukut, Bypass-i i Vlorës simbol i propagandës dhe abuzimit, ja si janë gllabëruar…
Nuk ka fund mashtrimet e Belinda Ballukut, ndërsa Bypassi i Vlorës vazhdon të jetë simbol i propagandës dhe abuzimit me paratë publike. Me mbi 83 milionë euro të harxhuara deri tani, rruga 29 kilometërshe ende nuk është përfunduar dhe nuk plotëson kriteret minimale të sigurisë rrugore. Pavarësisht inaugurimeve të shumta dhe pretendimeve të ministres Balluku për një investim të përfunduar, punimet vazhdojnë, ndërsa afatet për mbylljen e projektit janë shtyrë me vite. Sfidat teknike, kërkesat e vazhdueshme të bashkive dhe problemet me shpronësimet kanë vonuar seriozisht projektin. Por kjo situatë tregon qartë mungesën e transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e...