Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nuk kalon sërish Albulena Haxhiu, Kuvendi i Kosovës pa kryetar
👁8485
Kosova vijon të jetë pa kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje dështoi sërish këtë të premte që të votohet emri i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo mori 57 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenim. Për t’u miratuar i nevojiteshin 61 vota. “Në bazë të kësaj kandidatja nuk votohet dhe detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill, sërish ora 10:00, shihemi përsëri”, tha Avni Dehari, i cili ndodhet në krye të parlamentit të legjislaturës së re si deputeti më i moshuar. Kjo është përpjekja e gjashtë që dështon për të konstituuar Kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në propozimin e emrit të Albulena Haxhiut. Partitë opozitare nga...