“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Disa qytetarë kanë përfunduar me lëndime nga protesta e sotme, ndërsa po mjekohen te spitali i Traumës. Në një deklaratë për mediat, mjeku i Traumës ka deklaruar se gjendja me e rënduar është e 19-vjeçarit që i është thyer këmba. “Mos përhapni panik, nuk ka as viktima dhe as të intubuar. Gjendja më e rëndë ishte ajo e pacientit të fundit që erdhi me trauma në këmbë”, tha ai mes të tjerash. Agustin Suma, shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës, konfirmoi disa herë se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. “Gjatë pasdites së sotme në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë, kalimtarë. Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do...