“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi ndryshimin e menjëhershëm të rendit të ditës së Kuvendit dhe zhvillimin e një debati urgjent për sigurinë kombëtare, pas masës së sigurisë ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku deklaroi se masa “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra për drejtuesen e institucionit më të lartë të inteligjencës kanë ndryshuar tërësisht prioritetet e vendit dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm parlamentar. Sipas saj, Kuvendi nuk mund të vazhdojë punimet sikur asgjë të mos ketë ndodhur, në një moment kur ngrihen pikëpyetje serioze për funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e informacioneve shtetërore. “Kjo nuk është një çështje e shumicës apo e opozitës. Është një çështje e shtetit shqiptar dhe e sigurisë kombëtare”, u shpreh Tabaku. Deputetja...