Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Nora e Kelmendit, miti i vajzës malësore që u kthye në legjendë
Kelmendi njihet për luftime dhe bëma të mëdha nga trima dhe trimëresha, ndër to bën pjesë edhe Nora. Një malsore, të cilës Zoti përveç bukurisë i kishte falë edhe trimërinë e zgjuarsinë. Në kohën e sundimit turk, Kelmendi ka luftuar për të mbrojtur trojet, por varfëria dhe i ftohti bënin të vetën.Një ditë hapet fjala se kushdo që në ato ditë do të dorëzohej, qoftë burrë apo grua, do të falej dhe do të dëmshpërblehej për dëmet e shkaktuara nga lufta. Por si kusht për këtë marrëveshje Kelmendasit do t’i çonin Vuçi Pashës vajzën më të bukur të kësaj zone. Në mbledhje për të vendosur se si do t’i përgjigjen Pashës ngrihet Nora dhe thotë: “Vllazën dhe motra unë nuk e mbaj veten për më...