Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Njohja “de jure” e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha: Vendimi historik i Londrës më 1913
Më 29 korrik të vitit 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër, njohu “de jure” shtetin e pavarur shqiptar. Në shenjë mospajtimi me shpalljen e pavarësisë, vendet ballkanike vazhdonin të mbanin trupat e tyre në territorin shqiptar. Duke marrë rolin e arbitrit mes palëve ndërluftuese, në maj të 1913-s, u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ku u nënshkrua Traktati i Paqes, në bazë të të cilit Perandoria Osmane detyrohej të hiqte dorë nga të drejtat sovrane mbi Shqipërinë. Në përfundim të punimeve, më 29 korrik 1913, fuqitë e mëdha vendosën që Shqipëria të shpallej Principatë Autonome, sovrane dhe e trashëgueshme....