Njeriu i Vuçiç/ Arrestohet në Serbi biznesmeni që u propozua për sanksione amerikane – pronar i Alta Banka
Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi, u arrestua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme rreth 45 miliardë dinarë, apo afërsisht 380 milionë euro, nga kasaforta e bankës. Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi më 2 nëntor se, përveç Macurës, u arrestuan edhe dy punonjës të lartë të bankës: drejtori i departamentit që menaxhon paratë e gatshme, G.M., dhe një zyrtar tjetër i këtij departamenti, I.P. Sipas Prokurorisë, Macura dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij për të marrë para nga banka, me ndihmën e dy zyrtarëve të tjerë. Ata dyshohet se i kanë dhënë kartelat e tyre të hyrjes në kasafortë ose ia kanë mundësuar hyrjen duke e shoqëruar, edhe pse ai nuk kishte autorizim për të hyrë...
Burimi:
syri.net