“Një test i dështuar për demokracinë”/ Zgjedhjet parlamentare, reagon Tabaku: Një mundësi e humbur për Shqipërinë

“Një test i dështuar për demokracinë”/ Zgjedhjet parlamentare, reagon Tabaku: Një mundësi e humbur për Shqipërinë

Jorida Tabaku, Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetja e Partisë Demokratike deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një mundësi të humbur për Shqipërinë dhe një dështim për demokracinë, në një moment kyç për integrimin europian të vendit. “Fatkeqësisht, zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidentoi presionin mbi administratën, përdorimin e burimeve shtetërore dhe lidhjen e ngushtë mes shtetit dhe partisë në pushtet,” u shpreh ajo. Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit pas zgjedhjeve, Tabaku theksoi se ky proces zgjedhor, i pari pas hapjes së...
Burimi: Sot.com.al