Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

Nga ILIR ÇUMANI Sot, në rrjetet sociale, më tërhoqi vëmendjen kjo fotografi.Është një imazh krejt e veçantë, sa e bukur, aq edhe domethënës. Presidenti i Shtëpisë Botuese “Onufri”, z. Bujar Hudhri, qëndronte përpara portës së institucionit që përfaqëson, i rrethuar nga nëntë mace, njëra më e bukur se tjetra. Të gjitha janë krijesa vitale, por të pambrojtura, të paqta dhe të sigurta në “bujtinën” e tyre të përhershme, në oborrin e këtij institucioni dinjitoz të kulturës shqiptare. Ato dukeshin sikur e kishin zgjedhur përgjithmonë mikun dhe mbrojtësin e tyre. Është një pamje që të emocionon që në çastin e parë. Duket si një fotografi krejt e zakonshme, por, në të vërtetë, është një dëshmi e gjallë e një ndjeshmërie të veçantë njerëzore, të rrallë, të...