Një në tre banorë në Shqipëri ka makinë, por norma mbetet ende ndër më të ulëtat në Europë

Një në tre banorë në Shqipëri ka makinë, por norma mbetet ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1 mijë banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet. Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1 mijë banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që...