”Një fazë e re në zhvillimin energjetik”, Balluku: 100 milionë euro në vit përfitim për qytetarët nga ulja e tarifave

”Një fazë e re në zhvillimin energjetik”, Balluku: 100 milionë euro në vit përfitim për qytetarët nga ulja e tarifave

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit energjetik, duke u bazuar në investime të qëndrueshme, reformim të tregut dhe rritje të kapaciteteve prodhuese dhe transportuese. Këto zhvillime sipas saj kanë sjellë jo vetëm siguri energjetike, por edhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët përmes uljes së ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike. Gjatë një takimi me krerë të institucioneve të varësisë, Balluku theksoi ndër të tjera se Shqipëria është shndërruar në një vend gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë në sektorin e energjisë së pastër, të...
Burimi: Kohajone.com