Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Një emigrant humb jetën në Kanalin Anglez, mbi 60 persona shpëtohen
👁2430
Bota E Hënë, 19 Maj 2025 13:07 Një burrë humbi jetën në ujërat e ftohta të Kanalit Anglez teksa përpiqej të arrinte në Britani me një gomone të mbingarkuar që nuk arriti dot as gjysmën e rrugës. Skena dramatike ndodhi gjatë natës, pranë brigjeve të Francës veriore, ku autoritetet detare franceze konfirmuan përmbysjen e një anijeje të mbushur me emigrantë. Në bordin e mjetit ndodheshin rreth 60 persona. Falë një ndërhyrjeje të shpejtë nga anijet franceze, britanike dhe një helikopter i marinës franceze, pjesa më e madhe e tyre u shpëtua. Mes të mbijetuarve ishin edhe një nënë dhe fëmija...