Një dozë e vetme e një substance që shkakton halucinacione ndihmon në uljen e simptomave të depresionit
Një dozë e vetme e një spreji nazal psikedelik ndihmoi në reduktimin e simptomave të depresionit te personat që nuk kishin reaguar ndaj medikamenteve standarde kundër depresionit, sipas një prove klinike të publikuar në revistën JAMA. Ilaçi, i quajtur mebufoteninë ose 5-MeO-DMT, shkakton një përvojë psikedelike me kohëzgjatje të shkurtër. Studimet e mëparshme, të cituara në këtë studim, kanë treguar se efektet e tij arrijnë kulmin brenda 8 deri në 15 minutash dhe zakonisht zhduken brenda 45 deri në 60 minutash. Prova klinike u zhvillua midis shtatorit 2023 dhe prillit 2025, në 38 qendra në Australi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Në të morën pjesë 193 të rritur, të moshës 18 deri në 75 vjeç, me depresion të moderuar deri në të rëndë, gjendja e...
Burimi:
syri.net