Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një ditë para skadimit të afatit, dështon seanca e 52-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën konstituive edhe në tentimin e 52-të që u mbajt këtë të premte, 25 korrik. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ftoi sërish partitë e ish-opozitës për të propozuar kandidatë për formimin e komisionit të votimit të fshehtë për kryeparlamentar. PDK, LDK dhe AAK sërish nuk patën propozim për kandidatë për komision, teksa votimi i këtij komisioni nuk kaloi. Komisioni mori 54 vota për, teksa PDK, AAK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë votim. Seanca e radhës është caktuar të mbahet ditën e nesërme, 26 korrik, në orën 14:00.