Nisma “Çmimi Pashko Gjeçi për Përkthimin Letrar Italian”, një urë e re kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë

Nisma “Çmimi Pashko Gjeçi për Përkthimin Letrar Italian”, një urë e re kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë

Një moment i ri domethënës në bashkëpunimin kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë është shënuar me nisjlmën zyrtare të “Çmimit Pashko Gjeçi për Përkthimin Letrar Italian ne Shqip”, një iniciativë e përbashkët e Institutit Italian të Kulturës (IIC) në Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QLLK). Ky çmim i ri vjen si një dëshmi e qartë e angazhimit të përbashkët për të thelluar ndërlidhjet letrare dhe kulturore midis dy vendeve, përmes një vlerësimi të veçantë për rolin thelbësor të përkthyesve letrarë – ata që përbëjnë nyjen lidhëse të pandashme midis gjuhëve, kulturave dhe lexuesve. Në nder të një figure të pavdekshme letrare – Pashko Gjeçi, çmimit i vendoset emri i tij. Duke mbajtur emrin e Pashko Gjeçit, përkthyesit të madh dhe një prej figurave...