Nisin gërmimet arkeologjike në Parkun Antik të Antigonesë
Në parkun antik të Antigonesë kanë nisur gërmimet arkeologjike nga ekipi italo-shqiptar, i cili çdo vit zhvillon studime të thelluara shkencore në këtë zonë me rëndësi të veçantë historike. Sipas arkeologëve italianë, parku përbën një interes të madh për shkak të pasurisë së tij kulturore dhe historike, duke e kthyer atë në një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në jug të vendit. “Prej vitesh, Universiteti i Maceratës, së bashku me Institutin Arkeologjik të Tiranës, po punon në sitin e Antigonesë dhe edhe këtë vit do të jemi këtu për misionin, duke u përqendruar në punën në ndërtesën e shtëpisë nr. 4, pra në pjesën rezidenciale të qytetit, si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrugët përreth.”, u shpreh arkeologia Silvia Tiburzi. Ndërkohë, drejtuesi i parkut,...
Burimi:
kultplus.com