Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
👁12058
Një tjetër grup prej 50 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën do të transferohen në qendrën e Gjadrit, vijnë nga disa vende të ndryshme. Kjo është dërgesa e katërt e tillë nga Italia që prej fillimit të zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, me mbërritjen e këtij grupi, numri i të pranishmëve në strukturën shqiptare shkon në rreth 50, ndërsa 30 persona tashmë janë deportuar nga kjo qendër.