Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis rinumërimi i votave të Durrësit, hapen 11 nga 290 kuti, reflektohen gabimet e para! Në ‘sitë’ edhe diaspora
Pas verifikimit të materialeve zgjedhore të 126 kutive në qarkun e Durrësit, ka nisur procesi i rinumërimit të votave. Sipas të dhënave të KQZ, deri më tani janë hapur 11 nga 290 kuti që do të rihapen brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të rihapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku. PD-së i hiqet një votë ndërsa PS-së 3 vota. Nismës Shqipëria Bëhet i hiqet gjithashtu një votë. Në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash...