Nis protesta e 130-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e 130-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ka nisur këtë të mërkurë, 7 tetor, protesta e 130-të kundër qeverisë. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij. Krahas kësaj, protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike. Protesta e sotme zhvillohet një ditë para një seance të rëndësishme parlamentare. Më 8 tetor pritet të shqyrtohet në Kuvend projektligji për reformën territoriale, që parashikon heqjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha. Kundërshtarët e reformës e kanë cilësuar atë si një nismë që rrezikon të thellojë shpopullimin, veçanërisht në zonat që do të humbasin statusin e...