Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nis procesi i zgjedhjes së Papës, ja kur pritet tymi i parë
👁4475
Bota E Mërkurë, 7 Maj 2025 17:12 Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri. Këtë pasdite është mbledhur Konklava në Kapelën Sistine në Vatikan, ku 133 kardinalë votues do të zgjedhin Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri. Ndër emrat më të përmendur për fronin papnor është ai i kardinalit italian Pietro Parolin, ish-kryeministër i Vatikanit për 12 vjet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papës Françesku....