Nis nesër nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe 25”

Nis nesër nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe 25”

Nesër, më 27 maj do të nisë nga Shqipëria, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë. E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025. Në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, trupat do të nisen nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime...
Burimi: Opinion.al