Nis çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama poston pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Nis çlirimi i buzërrugëve kombëtare, Rama poston pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Në mbarë vendin ka nisur çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni që po kryhet për lirimin e këtyre hapësirave në akset kombëtare në qarkun e Durrësit. Rama tha se “subjektet duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”. ”Njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkërisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, thekson Rama. Ky aksion vjen paralelisht me atë për lirimin e hapësirave publike në qytete të ndryshme të vendit që ka nisur në fillim...