Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Pellezzanos në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Hetuesit dyshojnë se djali i viktimës, një 53-vjeçar, e ka mbytur nënën e tij gjatë kohës që ajo po pushonte, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin mes tyre. Pas ngjarjes, i dyshuari ka njoftuar vetë shërbimet e emergjencës dhe është larguar nga shtëpia, por është lokalizuar dhe arrestuar pak kohë më pas nga karabinierët ndërsa ecte në rrugët e qytetit.