Ngërçi politik, sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik, sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot përpjekjen e tij të 18-të për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:30, mes një ngërçi të thellë institucional që po zvarritet prej javësh. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për zhbllokim politik, partitë nuk kanë arritur ende një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Për disa seanca me radhë, ka dështuar edhe miratimi i komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për këtë post. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun si kandidate për...
Burimi: Vizionplus.tv