Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ngërçi politik në Kosovë, SHBA: Përgjegjësia është e udhëheqësve politikë! Të formojnë një qeveri në përputhje me Kushtetutën
👁12516
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje për mediat në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie mbi udhëheqësit politikë të vendit. Një zëdhënës i ambasadës në përgjigjen e dhënë thekson se u takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. “E ritheksojmë deklaratën tonë nga java e kaluar: U takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e lidershipit politikë të formojë një Kuvend dhe një...