Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik në Kosovë, REL: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?
Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është konsumuar. Kështu vlerëson Zahir Çerkini, profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ai pret që Gjykata Kushtetuese ta ritheksojë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur të deputetëve. “Kështu edhe e tha Gjykata (më 26 qershor), por e tha me terma më kushtetues. Pres të jetë më e hapur, më e artikuluar në drejtim të obligimit që...