Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani: Duhet një zgjidhje sa më e shpejtë për të vendosur kreun e Parlamentit
👁3941
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar nga Tirana edhe ngërçin politik ku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë. “Populli kosovar ka shumë pritshmëri. Duhet gjetur patjetër një zgjedhje për të vendosur se kush do të jetë kryetari i Parlamenti she kush do të jetë qeveria e zgjedhur. Do të ketë një zgjidhje shumë shpejtë sepse është në interes të popullit. Parlamenti duhet të marrë vendime të rëndësishme dhe po humbasim duke mos pasur rezultate”, u shpreh Osmani. Presidentja Vjosa Osmani ndodhet e pranishme në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë.