“Ngërçi politik” në Kosovë/ Afati i fundit për vendimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

“Ngërçi politik” në Kosovë/ Afati i fundit për vendimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese pritet të nxjerrë këtë të premte vendimin lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Më 26 korrik ka përfunduar afati i vendosur nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit. Pas kësaj, Gjykata vendosi një masë të përkohshme që nuk i lejoi deputetët të marrin asnjë veprim për konstituimin e Kuvendit për dy javë, deri më 8 gusht. Për bllokadën në Kuvend në Kushtetuese janë dërguar tri kërkesa, një nga presidentja Vjosa Osmani, një nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Osmani këtë javë e ka tërhequr kërkesën, pasi gjykata për këtë çështje ka caktuar gjyqtar raportues Radomir Labanin. Sipas Osmanit, në bazë të informacioneve të institucioneve të sigurisë, gjyqtari serb përbën rrezik për rendin kushtetues të Kosovës....