Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Ajo i ka bërë këto komente pas një takimi me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, më të cilët ka diskutuar për moskonstituimin e Kuvendit dhe ndikimin që ka kjo situatë në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve. “Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, është thënë...
Burimi: Javanews.al