Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ngërçi në Kuvend, PDK thirrje presidentes Osmani: Duam një tryezë gjithëpërfshirëse politike
👁10653
Kosova E Mërkurë, 7 Maj 2025 19:27 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë bllokadën institucionale dhe propozimet e iniciativat aktuale për zgjidhje. PDK vlerëson se Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale, të cilën ia atribuon “sjelljes së papërgjegjshme politike” të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas partisë, ky koalicion, në mungesë të shumicës parlamentare, po e mban vendin të bllokuar. “Çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe të diskutohet”, thuhet në deklaratën e PDK-së,...