Ngërçi me pagat përplas PS-PD/ Bardhi: Gjykatat në kolaps, zbatoni vendimin e Kushtetueses! Balla: I përcakton Kuvendi!

Ngërçi me pagat përplas PS-PD/ Bardhi: Gjykatat në kolaps, zbatoni vendimin e Kushtetueses! Balla: I përcakton Kuvendi!

TIRANË- Para nisjes së seancës plenare këtë të martë në orën 17:00, ëshë mbledhur Konferenca e Kryetarëve. Gjatë mbledhjes janë regjistruar debate mezhorancës dhe opozitës, pasi kreu i grupit të PD-së, Gazmend Bardhi, solli çështjen e pagave të drejtësisë.  Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve. Sipas Bardhit, sot gjykatat janë në kolaps pikërisht për shkak të mos zbatimit të këtij vendimi.  “Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese,...