Ngërçi me pagat në drejtësi/ Bojkot në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne?!

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Bojkot në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne?!

gjykata e tiranes ne bojkot TIRANË- Administrata gjyqësore ka dalë në bojkot për shkak të ngërçit të krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet, duke kërkuar sqarime për vonesën e pagave të muajit gusht dhe informacion se kur do të kryhet pagesa. Mësohet se administrata ka njoftuar për bojkotin kryetarin e Gjykatës. Por, punonjësve u është komnunikuar se do të ketë një qëndrim pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e parashikuar në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë. Po këtë të martë, do të mblidhen edhe drejtuesit e prokurorive për situatën e pagave. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka thirrur drejtuesit e prokurorive të rretheve, Shoqatën e Prokurorëve dhe anëtarët e Këshillit të...