Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish, a do të votohet propozimi i VV-së për…
👁9135
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të mblidhen sërish për ta vazhduar seancën e konstituimit, të nisur më 15 prill. Vazhdimi i gjashtë i seancës është parashikuar të nisë në orën 10:00. Konstituimi është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit. Kjo pasi që partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë nuk e kanë përkrahur kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryeparlamentare. Propozimi i VV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tri herë dhe në të tria rastet ka dështuar.