Nga “zemrat” te shkrimet në fletë, mënyrat e pazakonta të votimit në Tiranë për PS

Nga “zemrat” te shkrimet në fletë, mënyrat e pazakonta të votimit në Tiranë për PS

Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë po vijon rinumërimi. Hapja e kutive ka zbuluar edhe disa mënyra jo të zakonta të votimit. Një votues/e ka zgjedhur që në vend të “x”, dy votat në kolonën e Partisë Socialiste i ka vënë në formë zemre, një për partinë dhe një për kandidatin preferencial, në këtë rast Ervin Hoxhën. Ndërkohë, ka edhe votues të tjerë, të cilët e kanë bojkotuar votimin, duke vendosur mbishkrime të mëdha mbi fletë, si ky më poshtë.
Burimi: Javanews.al