Nga viti 2027, pagat në administratë do të indeksohen me normën e inflacionit

Nga viti 2027, pagat në administratë do të indeksohen me normën e inflacionit

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti i ardhshëm do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh, ose 0.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Erald Pashaj, ekspert i tregut të punës, shprehet: “Pra duhet parë inflacioni në vitin 2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”. Pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2027 dhe 2028 nuk është...