Rusia bllokon bisedimet e OKB-së për “robotët vrasës”, konferenca hyn në ngërç procedural
Një konferencë e Kombeve të Bashkuara e fokusuar te sistemet vdekjeprurëse të armëve autonome, të njohura shpesh si “robotët vrasës”, u bllokua pa nisur ende të hënën, pasi kundërshtimet procedurale nga Rusia penguan miratimin e rendit të ditës. Konferenca Shqyrtuese e OKB-së për Konventën mbi Armët Konvencionale (CCW) nisi me apelin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili u bëri thirrje vendeve të punojnë drejt vendosjes së rregullave të rrepta dhe detyruese për përdorimin e sistemeve vdekjeprurëse të armëve autonome (LAWS). “Veproni për të parandaluar përdorimin dhe përhapjen e këtyre armëve të pamëshirshme. Ju bëj thirrje të ecni drejt negocimit të një instrumenti ligjërisht të detyrueshëm për të rregulluar sistemet e armëve autonome, duke përfshirë ndalime dhe kufizime të qarta”, tha ai...
Burimi:
javanews.al