Kush është Albana Xhemajli, 26-vjeçarja e arrestuar bashkë me ish-ministrin në operacionin antidrogë
Albana Xhemajli-Ramadani, 26-vjeçarja nga Komuna e Vitisë, është një nga personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, të zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, ku në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija. Xhemajli-Ramadani, e cila sipas raportimeve të mediave është motra e Arbiana Xhemajlit, ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, ka qenë e angazhuar në sektorin farmaceutik. 26-vjeçarja kishte pasur edhe një përvojë në aktrim. Ajo kishte luajtur në serialin vendor “Mama mia Llaperqino”, ku ishte paraqitur në një rol si aktore. Çfarë roli dyshohet se kishte në grupin e kokainës? Emri i Xhemajli-Ramadanit është përfshirë në dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila ka kërkuar caktimin...
Burimi:
javanews.al