Peter Magyar u kërkon deputetëve të Fidesz të dorëzojnë mandatet: “Maja e ajsbergut” e korrupsionit të Orbanit
Kryeministri hungarez Peter Magyar u kërkoi të hënën ligjvënësve të opozitës Fidesz dhe Kristian Demokratëve të japin dorëheqjen. Kjo pasi autoritetet rikuperuan gati 20 milionë dollarë në para të gatshme në një hetim për ryshfet ndaj një ministri të qeverisë së mëparshme të Viktor Orbanit. Kërkesa për dorëheqjen e deputetëve të Fidesz u bë në parlament, përpara se ligjvënësit të nisnin këtë javë debatin për buxhetin e vitit 2027. Magyar, i cili e rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në zgjedhjet e prillit dhe u zotua të hetojë korrupsionin e dyshuar gjatë mandatit të tij, e quajti skandalin vetëm “maja e ajsbergut”. Fushata e tij kundër korrupsionit do të vazhdojë, theksoi ai, shkruan Euronews Albania. “Nëse ju ka mbetur sadopak mirësjellje, ju kërkoj të jeni të...
Burimi:
kohajone.com