Humbi jetën në aksidentin aksidentin tragjik, ky është Ermal Lulaj, shefi i Krimeve në Vlorë
Ermal Lulaj-pamje nga vendngjarja VLORË- Personi në foto është oficeri Ermal Lulaj, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Fier–Vlorë. Mësohet se oficeri, rreth të 40-ave, më herët ka shërbyer edhe në detyrën e shefit të Antidrogës në Vlorë. Ermal Lulaj ishte baba i dy fëmijëve. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Lulaj humbi jetën në vendngjarje, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një mjet tip skrep. Në njoftimin zyrtar, sipas Policisë, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq./ZËRI
Burimi:
zeri.ai