Frikë nga një tjetër Çernobil në Ukrainë, 38 vende i bëjnë thirrje Rusisë të ndalë sulmet
Rreziku i një aksidenti bërthamor në Ukrainë mund të rritet gjatë këtij dimri, paralajmërojnë autoritetet rregullatore të sigurisë bërthamore nga 38 vende. Ato i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pasi goditjet e vazhdueshme me dronë dhe raketa po dëmtojnë centralet, linjat e transmetimit dhe nënstacionet elektrike. Në një deklaratë të përbashkët, tre organizata ndërkombëtare të sigurisë bërthamore shprehin shqetësimin për rritjen e rrezikut që lufta dhe sulmet ndaj rrjetit energjetik paraqesin për funksionimin e sigurt të centraleve bërthamore. Sipas tyre, Rusia duhet të ndalojë menjëherë goditjet ndaj objekteve bërthamore dhe infrastrukturës elektrike që është thelbësore për funksionimin e tyre. Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. Pa energji të qëndrueshme nga rrjeti, centralet...
Burimi:
javanews.al