Malli i patregtueshëm/ Sëmundja e një ekonomie që harroi të prodhojë
Në ekonominë e zhvillimit, dallimi mes rritjes dhe transformimit strukturor është i thjeshtë, por shpesh i dhimbshëm: rritja është të bësh më shumë nga ajo që bën zakonisht; transformimi është të mësosh të bësh gjëra që më parë nuk mund t'i bëje dot. Ndërsa zinxhirët europianë të furnizimit po rikonfigurohen në kërkim të afërsisë gjeografike, Ballkani Perëndimor po shndërrohet në një laborator i gjallë të kësaj ndarjeje. Disa kryeqytete po përvetësojnë gramatikën e inxhinierisë moderne; të tjerat po mjaftohen me rentën e betonit dhe të bregdetit. Asimetria duket qartë në treguesin më pak të manipulueshëm të vitalitetit industrial të një vendi. Kjo është vlera e shtuar të manifakturës për frymë. Në këtë grafik, rajoni ndahet me një vijë të qartë gjeoekonomike. Serbia, Maqedonia e Veriut...
Burimi:
syri.net