Pasojat e protestave, zjarrit dhe shkatërrimeve në Tiranë, bizneset deklarojnë 3,59 milionë euro përmes platformës “Dëmi im”
Kryesisht në Rrugën e Durrësit dhe zonën e 9-katsheve, 125 biznese, ndër to banka të nivelit të dytë, një institucion i mikrofinancës dhe kompani telefonie kanë aplikuar për kompensim nga dëmet e shkaktuara gjatë protestave në kryeqytet. “Dëmtimi i bizneseve nuk duhet parë vetëm në aspektin e kostos së drejtpërdrejtë materiale. Ka edhe një efekt ekonomik që lidhet me ndërprerjen e aktivitetit, humbjen e të ardhurave dhe pasigurinë që krijohet për sipërmarrjen. Në këtë kuptim, është e rëndësishme që procesi i kompensimit të jetë sa më transparent dhe të mbështetet në kritere të qarta”, thotë për A2 CNN Edison Zaçaj, pedagog, ekspert ekonomie. Sipas të dhënave të raportuara, vlera e dëmeve materiale të deklaruara online deri më tani arrin në 3.59 milionë euro. “Shifra e...
Burimi:
javanews.al