Aksidentoi për vdekje 2 fëmijë dhe plagosi një të tretë në Durrës, Prokuroria çon në gjyq Nikollë Radaçin! Dy prova shpallen të pavlefshme
U zhvillua sot në Gjykatën e Durrësit seanca e radhës për aksidentin tragjik të 3 majit 2026, në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një i tretë. Gjykata vendosi të dërgojë për gjykim drejtuesin e automjetit, Nikollë Radaçi, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e dy fëmijëve. Gjatë seancës, gjykata refuzoi kërkesën e Radaçit për gjykim të shkurtuar. Një nga zhvillimet më të rëndësishme është shpallja si të papërdorshme e dy provave: procesverbalit të marrjes së mostrës së gjakut të drejtuesit të automjetit dhe aktit të ekspertimit toksikologjik. Kjo do të thotë se këto dokumente nuk do të mund të përdoren si prova gjatë gjykimit. Ndërkohë, gjykata vendosi pushimin e hetimeve për akuzën...
Burimi:
javanews.al