Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nga tensionet reale në kiminë e ekranit, marrëdhënia e ndërlikuar mes Sharon Stone dhe Michael Douglas
Tensionet reale mes aktorëve në jetën jashtë kamerës shpeshherë mund të jenë burim sfidash gjatë xhirimeve. Por në disa raste, pikërisht ato e bëjnë magjinë e ekranit të funksionojë në mënyrë më të thellë e autentike. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mes Sharon Stone dhe Michael Douglas gjatë bashkëpunimit të tyre të vitit 1992, “Basic Instinct”. Në një intervistë Stone rrëfen se marrëdhënia e saj me Douglas ishte e tensionuar qysh përpara se të fillonin xhirimet. Aktori nuk ishte entuziast për të provuar skena me të, duke qenë se ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë.“Ai nuk donte të tregonte të pasmet e tij në ekran me një të panjohur – dhe unë e kuptova këtë,” tha Stone. Por më shumë sesa...