Nga takimi me Zelenskyn tek telefonata me Putin, Axios zbulon prapaskenat e lëvizjes së Trump për t’i dërguar armë ofensive Ukrainës

Nga takimi me Zelenskyn tek telefonata me Putin, Axios zbulon prapaskenat e lëvizjes së Trump për t’i dërguar armë ofensive Ukrainës

Në një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, presidenti i SHBA-së Donald Trump duket i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit, pasi dërgoi sistemet anti-raketore Patriot në Kiev. Sipas Axios, ai pritet të njoftojë një plan të ri për t’i siguruar Ukrainës armë “ofensive” , ndërsa deri vonë ai ishte në favor të dërgimit vetëm të armëve mbrojtëse në mënyrë që të shmangej përshkallëzimi i konfliktit. Sipas burimeve të cituara nga faqja amerikane, propozimi drejtuar Trump u paraqit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në samitin e NATO-s dy javë më parë....
Burimi: Top-Channel.tv