Nga Serbia në Brazil/ Si po i ndryshojnë rrjetet sociale zgjedhjet? Zbulohet strategjia e studentëve që sfidoi Vuçiçin
Rastet e Serbisë dhe Brazilit tregojnë se rrjetet sociale mund të shërbejnë jo vetëm për përhapjen e propagandës dhe manipulimin e opinionit publik, por edhe për organizimin qytetar, mobilizimin e votuesve dhe sfidimin e pushtetit. Në Brazil, fushata në mbështetje të Luiz Inácio Lula da Silvës përdori WhatsApp-in si një mjet të fuqishëm organizimi. Deputeti André Janones krijoi një kanal që, sipas shkrimit, arriti mbi 10 milionë ndjekës. Përmes tij, mbështetësit angazhoheshin të shpërndanin mesazhe, të kontaktonin votuesit dhe të ndihmonin personat që kishin vështirësi për të shkuar në qendrat e votimit. Kanali u shndërrua në një sistem mobilizimi që ndërthuri WhatsApp-in me Facebook-un, Instagram-in, TikTok-un dhe YouTube-in. Në Serbi, studentët ndërtuan një rrjet alternativ komunikimi përmes Instagram-it, TikTok-ut, Telegram-it, Signal-it dhe Discord-it. Ata përdorën...
Burimi:
kohajone.com