NGA QELIA E FIERIT PATI VETEM SHPERTHIM TE KONTROLLUAR, ANALISTI: JA PSE NUK KA SULM I GJERE

NGA QELIA E FIERIT PATI VETEM SHPERTHIM TE KONTROLLUAR, ANALISTI: JA PSE NUK KA SULM I GJERE

Një shpërthim të kontrolluar e konsideron gazetari Mentor Nazarko reagimin e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu i Fierit. Sipas gazetarit, reagimet e Veliajt nuk përbëjnë një përplasje të gjerë politike, por mbeten të përqendruara te disa çështje konkrete, kryesisht beteja për Tiranën dhe statusi i tij në raport me SPAK-un. Nazarko u ndal edhe te mundësia që Veliaj të luajë një rol në përplasjet e brendshme të Partisë Socialiste, duke u shprehur se nuk sheh hapësirë për një skenar të tillë, për shkak të izolimit të tij. “Është shpërthim i kontrolluar, së pari, në pikëpamje të mundësive që ai ka për të shpërthyer. Po kuptohet qartë që në kushtet e izolimit që ka, vështirësive në komunikim, përzgjedhjes së një forme të drejtpërdrejtë komunikimi...