Nga punëtore fabrike në kandidate për presidente të Gjermanisë, kush është Ilse Aigner?

Nga punëtore fabrike në kandidate për presidente të Gjermanisë, kush është Ilse Aigner?

Politikania bavareze Ilse Aigner po shihet si një nga kandidatet kryesore për të pasuar Frank-Walter Steinmeier në postin e presidentit të Gjermanisë. Sipas raportimeve që citojnë burime pranë Unionit Kristian, Aigner ka siguruar mbështetjen e bllokut konservator CDU/CSU dhe të socialdemokratëve të SPD-së, duke u pozicionuar në avantazh për garën presidenciale. 61-vjeçarja mban aktualisht postin e presidentes së Parlamentit të Bavarisë. Përpara karrierës politike, ajo ka punuar në biznesin familjar dhe si punëtore në montimin e komponentëve elektrikë për helikopterë, në një kompani që më vonë u ble nga Airbus. Aigner hyri në politikë në vitin 1994, kur u zgjodh në parlamentin rajonal të Bavarisë. Katër vite më vonë siguroi mandatin e parë në Bundestag, ndërsa më pas shërbeu si ministre e Bujqësisë në qeverinë...