Nga poezia në skenë: “Leotrimi, kujtesa që nuk harrohet”, fiton tri çmime në Zagreb

Nga poezia në skenë: “Leotrimi, kujtesa që nuk harrohet”, fiton tri çmime në Zagreb

Zëra fëmijësh në gjuhën shqipe, emocione në skenë dhe gëzim pas çdo interpretimi e shoqëruan edicionin e dytë të Festivalit Teatror Ndërkombëtar të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe në Zagreb. Për tri ditë, ky takim mbarëkombëtar bashkoi nxënës, mësimdhënës dhe prindër nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, duke e kthyer teatrin në një hapësirë të përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Festivali u organizua nga Shoqata e Teatrove Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, me koordinatore kryesore Melita Oreshkoviç dhe me angazhimin e aktorit Leonard Hamitaj. Nëntë trupa teatrore nga Kosova, Shqipëria, Anglia, Gjermania, Kroacia dhe Sllovenia, prezantuan krijimet e tyre. Shfaqjet u zhvilluan më 31 tetor dhe 1 nëntor 2026, në sallën “Çeski dom” të Zagrebit. Në këtë edicion, trupa teatrore e SHFMU “Hil Mosi” nga Jabllanica e...