No Image Available

Nga persekutimi komunist te karriera në mjekësi dhe politikë, ndahet nga jeta kirurgu Ylli Ziçishti

Mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti ka ndërruar jetë këtë 26 nëntor. Ai ishte një nga emrat e njohur të mjekësisë shqiptare, ndërsa për një mandat ka qenë edhe pjesë e politikës, si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë gjatë viteve 2013-2017. I lindur më 15 shkurt 1950 në Tiranë, me origjinë familjare nga Ziçishti i Devollit, Ylli Ziçishti ndërtoi një karrierë të gjatë në sistemin shëndetësor. Ai ishte djali i Mihallaq Ziçishtit dhe nipi i Llambi Ziçishtit, ish-ministrit të Shëndetësisë, i cili u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1983, gjatë goditjeve politike të regjimit komunist. Historia e familjes së tij u shoqërua me persekutim. Në fillim të viteve ’80, Ylli Ziçishti u internua fillimisht në Koman dhe më pas në Dukagjin....